Tirana nuk ka ndikim në Maqedoni

I ftuar në Ora e Intervistës në Ora News, analisti dhe drejtuesi i emisionit “Arena” Dritan Hila, thotë se krijimi i qeverisë së re maqedonase është një proces i vështirë apo siç e quan ai një ekuacion me shumë të panjohura. Për sa i përket ndikimit të Tiranës zyrtare, Hila thotë se ajo nuk ka asnjë ndikim përveç asaj që përpiqet të duket.

Pjesë nga intervista:

Hila: Është një marrëveshje xhentëlmenësh. Lëvizja Besa ka nxituar duke thënë se pikat e këtij programi janë marrëveshja jonë me të cilën do të mbështesim çdo parti shqiptare që hyn në një marrëveshje për qeverinë. Kemi më shumë marrëveshje xhentëlmenësh se marrëveshje program për të “çimentuar” qeverinë maqedonase. “Besa” e ka qartësuar jo vetëm pozicionin e vet por edhe qëllimin. Vetëm BDI dhe Zijadin Selës janë në gjendje të bashkëpunojnë me një parti maqedonase për krijimin e qeverisë. Varet çfarë qëllimi ka Besa. A preferon të rri në opozitë dhe në të ardhmen të rriten edhe më shumë?

Krijimi i qeverisë maqedonase është pak e ndikuar edhe nga konjuktura botërore. Kemi partinë e Gruevksit që është qartë filo-ruse dhe kemi një parti të majtë, LSDM-ja e cila ka një orientim pro perëndimor. Këtu kemi të bëjmë edhe me ndikimin e Rusisë në Ballkan, çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e re e Trump në lidhje me Ballkanin. Është ekuacion me shumë të panjohura. Do të jenë edhe qeveritë rajonale, siç është Turqia, e cila ka ndikim në krijimin e qeverisë maqedonase.

Ndikimi i Tiranës

Hila: Programi nuk ndryshon, është i njëjta gjë, zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, etj. Besa mos gaboj ka shtuar edhe futjen e gjuhës shqiptare me të drejta të plota. Problemi qëndron se sa do t’i imponohen partive maqedonase. Problemi i dytë është se partitë shqiptare përçahen gjithmonë kur vjen puna e tortës së pushtetit. Unë e shikoj pak të vështirë ecurinë e tyre sepse kemi pasur një BDI, e cila doli nga lufta dhe u tregua shumë bashkëpunuese me Gruevksin. Unë mendoj se nuk ka ndonjë lloj ndikimi Tirana, pavarësisht se përpiqet të duket se ka bërë presion.

Ali Ahmeti është lojtar i peshave të rënda dhe nuk mendoj se ndikon. Plus që nuk ekziston një traditë bashkëpunimi e partive shqiptare në Maqedoni me Tiranën. Në qoftë se Tirana do të jepte fonde për këto parti, dhe të thonë votoni këto parti, atëherë do të kishte ndikim. Tirana nuk ka ndikim atje.

Gruevski për koalicionin

Hila: Në qoftë se ka deklaruar i bie që presioni ndërkombëtar e ka bërë të mos jetë i pamëshirshëm për të krijuar qeverinë. Mund të jetë një lloj taktike e tij për t’i dhënë kohë vetes. Në qoftë se këtij nuk i pëlqen që të fusë Gjuhën Shqipe, të krijojë principatën e vet dhe të krijohet një kantonizim Maqedonisë. Nuk më duket se do të funksionojë. Këta njerëz tremben kur u tregon vendin, përndryshe këta njerëz përdorin çdo metodë, i ka provuar vrasjes, presionet, blerjet.

Bashkimi i partive maqedonase?

Hila: Nëse bashkohen partitë maqedonase, gjithë propaganda e LSDM-së ka qenë një vrimë në ujë. Kushtetuta maqedonase nuk e lejon këtë. Elementi shqiptar duhet të jetë pjesë e qeverisë maqedonase.  Besa e ka përjashtuar aleancën me Gruevskin. Edhe me shifrat që pranojnë, shqiptarët janë 25%. Është pa sens të lësh një popullsi të tërë në opozitë. Një LSDM është ajo që kërkon Evropa. Se sa do të jenë imponues shqiptarët, kjo është në dorën e vet shqiptarëve.

Arrestimi i Haradinajt

Hila: Franca merr parasysh një urdhër-arresti të një shteti që nuk ekziston më dhe shefi i atij shteti është dënuar për krime lufte. Kemi të bëjmë me një gjykatë ndërkombëtare si ajo e Hagës ku vetëm Shtetet e Bashkuara nuk ia njohin juridiksionin, Franca e njeh. Vendimi që ka marrë Gjykata, Franca duhet ta njohë. Ka edhe shumë politika filo-sllave në shtetin e saj. Ajo ka krijuar Mbretërinë Jugosllave.

Është një miqësi e cila është kalitur mbi luftë. Le të jetë një mësim për politikën shqiptare se diplomacia nuk është shfaqje tv siç e konsideron zt.Rama me Vuçiç. Mendoj se politika shqiptare duhet ta kritikojë. Duke parë vetëm mënyrën se si e koncepton diplomacinë, mendoj se nuk kanë bërë një lëvizjes serioze. Rasti i Haradinajt është një rast që del jashtë fuqive të Shqipërisë.

/Ora News/