Tirana shpallet Bashkia më inovatore e 2016 me projektin “Tirana Ime”

Tirana shpallet Bashkia më inovatore e 2016 me projektin “Tirana Ime”

Tirana është vlerësuar nga Forumi i Lubjanës, si qyteti që ka pasur më shumë efiçencë në përdorimin e mjeteve innovative në rritjen e perfomancës në fushën e gjelbërimit dhe pastrimit.

Çmimi iu dorëzua dje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit të radhës së këtij forumi në Slloveni, si një vlerësim për punën që ka bërë në drejtim të përdorimit të aplikacionit “Tirana Ime” për çështjet e ambientit.

“Forumi i Lubjanës, mes shumë konkurrentëve si Budapesti, Zagrebi, Beogradi, vendosi t’i jape Tiranes çmimin si një qytet i cili ka arritur t’i përfshije ne vendimmarrje qytetarët nëpërmjet aplikacioneve, ku qytetarët raportojnë e pastaj bashkia perfomon, siç është “Tirana ime”, duke sjellë një efiçencë më të madhe të punës sonë në terren, të brigadave tona që meren me mirëmbajten e qytetit. Padyshim sot besoj se qyteti është më i pastër, është më i ndriçuar, është më i gjelbërt”, bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në nisje të mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak.