Tiranë: Digjet makina e aktorit të njohur (FOTO)

Aktorit të njohur Laert Vasili i është djegur makina mbrëmë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si “tregu elektrik” rreth orës 23:00.

Mjeti i aktorit ishte i parkuar kur ka ndodhur ngjarja dhe në të nuk kishte asnjë person.

Nuk dihet ende nëse ka të bëjë me një defekt elektrik apo një ngjarje të qëllimshme.