Tiranë/ Pronari i një moteli bënte namin me dy vajza, ja si i ndihmonte prostitutat

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë në Tiranë, pronarin e një moteli, 50-vjeçarin Lulëzim Zela. Zela akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Megjithëse e deklaronte si motel, në fakt ai e përdorte si banesë për ushtrim prostitucioni ku u gjente klientë dy prostitutave me të cilat bashkëpunonte, L.B. dhe I.S. të dyja banuese në Tiranë.

Deklarata e plotë e policisë:

“Nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Lulëzim Zela, 50 vjeç, banues në Tiranë pasi akuzohet per shfrytezim prostitucioni. Gjithashtu do te hetohen në gjëndje të lirë dy shtetaset L.B., dhe I.S., të dyja banuese ne Tirane.

Specialistët për Trafiqet e Paligjshme kishin siguruar informacione, se Zela, në rolin e ndërmjetësuesit dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion keto dy vajza.

Nga hetimet rezultoi se, 50­vjecari posedonte një ambjent 3­katësh përshtatur si (motel) në Tiranë. Zela, katin e parë të ambjentit tre katësh dyshohet se e kishte vënë në dispozicion dhe dyshohet se prej disa kohësh shfrytëzonte dy shtetaset për ushtrim prostitucioni.

Klientët i gjente Lulëzimi i cili merrte pagesë nga këta të fundit për dhomën (ambjentin), pasi binin dakort paraprakisht edhe për pagesën kundrejt shtetaseve të mësipërme.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucionit”.