Tjetër alarm për bombë në Manchester

 

Një tjetër alarm për bombë ditën e sotme është regjistruar në Manchester ku raportohet se është gjetur diçka e dyshimtë, por ende nuk dihet saktësisht se sa qëndron shkalla e rrezikut.

Ekipi i çmontimit të bombave dhe ushtria britanike ndodhen në vend ngjarje.

Një përditësim në faqen e internetit të Manchester Evening News thotë: “Ne e kuptojmë se incidenti po ndodh rreth kampusit Castlefield, i cili ndodhet në Rrugën e Limby. Skuadra e bombës është në vendin e ngjarjes.

Policia ka kryer një sërë bastisjesh pas sulmit terrorist shkatërrues në Manchester Arena të hënën natën.

Njëzet e dy vetë u vranë dhe 120 u plagosën pas shpërthimit në hyrje të lokalit pas një koncerti Ariana Grande.