Tjetër skandal në “Këngën Magjike”

Edicioni i 18-të i festivalit Kënga Magjike mblodhi emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare.

21 çmime u ndanë në natën finale të 10 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Këngëtarët votuan njëri-tjetrin dhe me votat e tyre Rozana Radi u shpall fituese e festivalit me një diferencë të madhe votash nga vendi i dytë në të cilin u radhit Anxhela Peristeri.

Vendi i tretë i takoi Arilena Arës, i katërti Tunës ndërsa i pesti Artiola Toskës dhe Brunos.

Në rregulloren e festivalit shkruhet se në natën finale do të interpretohen 20 këngë, përfshirë edhe kategorinë “New Artist”.

Image

Por nëse e keni vënë re, në natën finale kanë qenë 21 çmime dhe 21 artistë, raporton lajmi.net.

Këngëtari nga Maqedonia, Berkani, ishte i pranishëm në finale madje mori edhe çmimin e RTV 21 në Kosovë dhe Maqedoni.

Por ajo që nuk përkon me tabelën përfundimtare të pikëve është se Berkani radhitet në vendin e 33-të me vetëm 100 vota, gjë që sipas rregullave duhet të ishte jashtë finales.

Në vendin e 2o-të u radhit Gerta Mahmutaj ft. John Vine Ride ndërsa në vendin e 21-të ishte Devis Xherahu me 271 pikë i cili mbeti pa çmim, kështu duke ia zënë vendin Berkani pa pikët e mjaftueshme.

Image

Më poshtë mund të shihni listën finale të pikëve ku Berkani nuk është as afër top 20-shes dhe u nderua me çmim në finale.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar ndodhi e njejta gjë pasi motrat Kumrija u futën në finale pa pasur pikët e mjaftueshme.