Tmerr/ 16-vjeçarja shqiptare përdhunohet nga njerku dhe rrihet nga nëna

Një vajzë me origjinë nga Shqipëria ka jetuar prej një viti makthin më të madh të një femre, abuzimin nga njerku dhe rrahjen e perbuzje nga e ëma.

Mësohet se vajza vetëm 16 vjeçare me origjinë nga Shqipëria pas një viti turturash ka vendosur të dëshmojë dhe të dënojë autorët e maktheve të saj.

Burime nga policia greke bëjnë më dije se vajza i ka rrëfyer shoqes së saj më 1 shkurt ngjarjet e rëndë që i është dashur të përjetojë.Albeu

Mësohet se ka qenë shoqja e saj që e bindi Rebekën për të shkuar në polici për të denoncuar nënën dhe njerkun për abuzimet që kishin kryer.

Në datë 3 shkurt adoleshentja ka denoncuar në polici të gjithë tmerrin që ka përjetuar dhe tani është duke marrë ndihmë nga shërbimet sociale në Korfuz.

Ndërkohë kanë nisur procedurat për nënë dhe njerkun, pasi mbi ta rëndojnë disa akuza