Tmerr në Berat, adoleshentja shkon tek tezja për pushime, burri i tezes e përdhunon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Një vajzë adoleshente kishte shkuar tek tezja e saj për pushime, por ka rënë pre e dhunës seksuale të burrit të tezes.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë, të cilat kanë arrestuar edhe të dyshuarin 54-vjeçar.

Bëhet fjalë për një ngjarje të denoncuar dy ditë më parë.

Resmi T., 54 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e mitur 15-vjeçaren me inicialet R. K., banuese në Berat.

Burimet policore thanë se, e reja ka denoncuar 54-vjeçarin se e ka përdhunuar. Ai është burri i tezes. Vajza ka dëshmuar në praninë e psikologes, sapo është kthyer në shtëpinë e saj, në një tjetër fsha të Beratit.

Ja njoftimi i plotë i policisë lokale:

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 27.07.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R.T 54 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.