Tmerr në qiell të hapur, helmohen anëtarët e ekuipazhit, avioni bën ulje të detyruar

Një avion i kompanisë “British Airways”, në fluturimin nga San Francisco në Londër, është detyruar të ulet në Vankuver të Kanadasë, pasi anëtarët e ekuipazhit nuk u ndjenë mirë.
Një zëdhënëse e “British Airways”, Michele Kropf, tha se 25 anëtarë të ekuipazhit u pranuan në spitalet lokale për kontroll por tani janë mirw. Ajo tha se asnjë nga udhëtarët nuk u shtrua nw spital.
“British Airways” nuk komentoi problemet e shkaktuara. Kompania tha përmes një deklarate se stafi i saj në Vankuver ka përgatitur akomodimet nëHOTEL për të gjithë udhëtarët dhe do t’u prenotojë fluturimet alternative sa më shpejt të jetë e mundur.
Avioni u ul në Vankuver të hënën rreth orës 23.30 minuta, tha një zëdhënës i aeroportit.