Tmerr për pasagjerët, akullit nuk i shpëton as avioni (Video)

Një aeroplan me pasagjerë në Siberi ka rrezikuar të përplaset me një avion tjetër pasi ka rrëshqitur në pistë duke u rrotulluar më tepër se 90 gradë, por fatmirësisht nuk ndodhi asgjë më tepër

Incidenti përfshiu një avion tip Airbus A320, i cili sapo ishte ulur në aeroportin e Novosibirsk.

Mediat lokale raportojnë se zona, pak para se të ulej avioni, pati një ndryshim të papritur të temperaturave nga 2 gradë celsius në -20, çka krijoj edhe ngrica mbi sipërfaqen e pistës së avionit.