Tmerrohet Tetova, gjendet i varur 37 vjeçari nga Merova

37 vjeçari I.A nga Merova e Komunës së Zhelinës-Tetovë, dje rreth orës 11 e 20 minuta u gjet i varur në një pemë, në afërsi të fshatit, ku ishte e parkuar edhe makina e tij. Atë e gjetën të afërmit, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Prokurori Publik, dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Tetovës, Mjeku ligjor kanë kryer një inspektim të plotë, kanë fotodokumentuar vendin, dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i I.A është dorëzuar për obduksion.

Janë duke punuar për të dhënë një pasqyrë dhe për të shpjeguar të gjitha detajet lidhur me këtë rast.