Todorov tërhiqet nga funksioni i deputetit

 

Ministri i Shëndetësisë në largim, njëherësh edhe deputetet i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, sot është tërhequr nga detyra e deputetit për t’u përkushtuar në profesionin e tij si avokat.

Për vendimin e tij, Todorov sot e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

“Duke pasur parasysh se planifikoj që në të ardhmen më shumë do i përkushtohem profesionit tim si avokat si dhe që të mundem të jap më shumë kontribut në aktivitetet partiake, më lejoni t’ju informoj se kam vendosur që të jaP dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvendin e Maqedonisë”, shkruan Todorov në profilin e tij në Facebook.

Në periudhën 2009-2011 Todorov ka qenë ministër i Arsimit, kurse në mandatin e fundit të Qeverisë në largim ishte në krye të shëndetësisë.