Toka po shkon drejt ngrirjes?

Toka është duke shkuar me të shpejtë drejt një periudhë të re të akullit, e cila, sipas disa ekspertëve, do të fillojë vetëm 15 vjet prej tani.

Ata thonë se një aktivitet kaq i ulët i Diellit, sikur që vërehet tani, nuk është vërejtur që nga mini epoka e akullit, e cila ndodhi midis viteve 1645 dhe 1715 – një periudhë, e cila njihet me emrin “Maunder Minimum” gjatë të cilës tërë lumi i Temzës ishte ngrirë.

Një model i ri ua ka mundësuar shkencëtarëve që ta parashikojnë aktivitetin diellor me një saktësi më të madhe sesa më parë, dhe ai sugjeron se aktiviteti magnetik do të bjerë për 60% midis viteve 2030 dhe 2040. Ky model bazohet te cikli 11-vjetor i Diellit, periudha e cila nevojitet që të luhatet aktiviteti magnetik. Ky cikël është hetuar për herë të parë para rreth 173 vjetësh.