Top – sulmuesit më të mirë në Evropë (Foto)

Top – sulmuesit më të mirë në Evropë (Foto)

Goal.com ka publikuar top – sulmuesit më të mirë në Evropë. Ky sezon ka qenë mbresëlënës për shumë sulmues të njohur, e sidomos për Ibrahimovicin, Diego Costën dhe Luis Suarez,

Robert Lewandowski – Mbetet një model i vecantë i sulmit, ai këtë sezon ka shënuar 15 gola

Gonzalo Higuain – Ka filluar dalë ngadalë ta marr vetën dhe t’i kompozojë 90 milionë eurot, këtë sezon ka arritur shifrën e 16 golave.

Luis Suarez – Përvec golave të shënuara që i ka 16 të tilla, ka ndihmuar ekipin e Barcelonës me pesë asistime.

Radamel Falcao – Ujku i vjetër është kthyer. Pas rikthimit në Francë te Monaco, Falcao ka shënuar 14 gola dhe dy asiste.

Sergio Aguero – Ky sezon nuk ishte i mirë për argjentinasin i cili nën-urdhërat e Guardiolës, po kalon në një fazë të dobët. Por, ai ka shënuar 11 gola këtë sezon.

Edison Cavani – Aktualisht është sulmuesi më favorit për ta fituar Këpucën e Artë, uruguaiani ka shënuar 22 gola në këtë sezon, duke e bërë më të mirin në Evropë.

Karim Benzema – Edhe pse ka shënuar vetëm pesë gola, ai mbetet një sulmues shumë i rrëzikshem.

Diego Costa – Costa po e mban “gjallë” sulmin e Chelseat, ai po kalon në formë të jashtëzakonshme këtë sezon. Spanjolli ka shënuar 15 gola dhe pesë asistime.

Zlatan Ibrahimovic – “plaki” po shkëlqen në Premier Ligë, përkundër viteve ai ka vazhduar me rekorde personale. Suedezi ka shënuar 15 gola dhe tre asiste.

Andrea Belotti – Padyshim është sulmuesi më premtues në Evropë, ai edhe këtë sezon mbeti te Torino, ndërsa sezoneve tjera e presin skuadrat e mëdha. Deri tani, ai ka shënuar 15 gola dhe tri asistime.