Totti konfirmon lamtumirën: Të dielën ndeshja ime e fundit

 

Kapiteni legjenda i Romës ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.

Francesco Totti do t’i japë lamtumirën futbollit aktiv në ndeshjen që Roma e zhvillon përballë Genoas në Olimpico.

Raportimet që Totti do të pensionohet në fund të sezonit i ka konfirmuar edhe vetë lojtari, që ka thënë se nga e hëna nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Romës me të cilën ka luajtur përgjatë tërë karrierës së tij si futbollist.

“Roma-Genoa do të jetë ndeshja e fundit që unë do ta veshë fanellën e Romës si futbollist”, ka thënë Totti.

Kësisoj në moshën 40-vjeçare, Totti nuk do të jetë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti me të cilën ka luajtur për 25 vite.