Toyota prodhon “foshnjat robotë”, do të zëvëndësojë fëmijët?

Një robot që i afrohet madhësisë së një foshnjeje me të cilin mund të “bisedosh”, do të dalë në shitje në Japoni vitin e ardhshëm, ka njoftuar zhvilluesi industrial dhe teknologjik “Toyota” .

Kirobo Mini, i cili ishte 10cm i lartë, ishte projektuar për të ofruar shoqëri, tha kompania duke shtuar se ai të gjitha karakteristikat e një foshnjeje.

Ata marrin atribute e një fëmije, por një ekspert robotike i tha BBC-së se një robot nuk mund të ta zëvendësojë kurrë një fëmijë.

Kerstin Dautenhahn, nga shkolla e shkencave kompjuterike në Universitetin e Hertfordshire, tha se robot “e këndshëm ” mund të bëhen të dashur për të rinjtë por edhe pse jep përshtypjen se ‘ajo’ është e gjallë, kjo nuk është e vërtetë.

“Ai lëkundet pak, dhe kjo ka për qëllim për të sfiduar një fëmijë që rri ulur, i cili nuk e ka të zhvilluar plotësisht aftësitë për të balancuar veten,” i tha nga ana tjetër agjencisë së lajmeve “Reuters” Fuminori Kataoka, kryeinxhiniere e “Kirobo Mini|”.

“Kjo dobësi është menduar që të mbështetet në një lidhje emocionale.”