‘Tragjedi Krishtlindjesh’/ Asnjë i mbijetuar pas rënies së avionit rus

Askush nuk i mbijetoi rrëzimit të avionit që mbante 92 pasagjerë, duke përfshirë një kor të njohur ushtarak, ka deklaruar zyrtarisht Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ekipet e shpëtimit gjetën disa ‘pjesë’ të avionit “Tu-154” për të cilin ministria e Mbrojtjes tha ishte zhdukur nga radari menjëherë pas ngritjes nga vendpushimi i Detit të Zi, në Soçi.

Ministria e Mbrojtjes tha se “Tu-154” mbante 84 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Nëntë gazetarë rusë ishin në mesin e udhëtarëve.

Avioni u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler në pikën e pushimit të Soçit në orën 5:20 (2:20 GMT).

Një ekip shpëtimi ka gjetur mbetjet e avionit në Detin e Zi, sipas “BBC”.  Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha se, avioni po transportonte ata që do të shkonin të interpretonin një koncert për Vitin e Ri tek trupat ruse të vendosura në Siri.