Tragjedi në familjen shqiptare, gruaja vritet në sy të burrit e dy fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Një grua është qëlluar për vdekje në sy të bashkëshortit dhe fëmijëve nga dy persona të cilët kishin hyrë në banesë për të vjedhur.

Krimi ka ndodhur duke u gdhirë e premte, rreth orës 02:00 në Peristeri të Athinës.

Persona ende të panjohur kanë hyrë në banesë dhe kanë qëlluar mbi çiftin, duke lënë të vrarë gruan 50 vjeçare dhe duke plagosur rëndë bashkëshortin e saj të moshës 50 vjeç.

Siç raportojnë mediat greke ngjarja ndodhi në rrugën Olympu në Peristeri. Autorët kanë qëllluar në kokë gruan e pafat dhe bashkëshortin, ndërsa kanë plagosur me sende të forta edhe djalin 27 vjeçar, ndërsa nuk kanë prekur vajzën 17 vjeçe.

Burrë e grua u dërguan në spitalin Attiko, ku u konstatua vdekja e 50 vjeçares, ndërsa bashkëshorti ndodhet  në gjendje të rëndë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. Ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.