Tragjedi në futboll: Vetëvritet futbollisti që i kishte shënuar Milanit (Video)

Futbollisti David Bystron është gjetur i varur në banesën e tij në Zvicër bëjnë të ditur mediat zvicerane

Një tjetër tragjedi ka kapluar futbollin cek, pasi futbollisti, David Bystron ka bërë vetëvrasje në banesën e tij në Zvicër.

Bystron njihej si futbollist shumë i mirë, i cili kishte luajtur për disa vite të skuadra e madhe Victoria Plzen.

Ai nuk njihej që shënonte shumë gola, por kishte arritur që t’i shënonte skuadrës së madhe italiane Milan, në barazimin 2:2 në vitin 2011.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë në pak muaj në Çeki, pasi më herët vetëvrasje kishte kryer edhe futbollisti tjetër i Plzenit, Frantisek Rajtorala. /Express/