Tragjedi në Las Vegas, të shtënat lënë 20 të vdekur dhe 100 të plagosur

Të paktën 20 persona u vranë në të shtënat në Las Vegas, tha në një konferencë për shtyp shefi i policisë, Joseph Lombardo.

Shefi departamentit të policisë në Las Vegas saktësoi se sulmuesi ishte vendosur në katin e 32-të të hotelit “Mandalay Bay”

Lombardo deklaroi se janë lënduar gjithashtu.100 persona . Ai tha se oficerët qëlluan dhe vranë të dyshuarin, i cili është banor vendas.

Zona përreth hotelit është evakuuar tërësisht dhe është rrethuar nga policia. Dëshmitarët thonë se dëgjuan qindra të shtëna me armë zjarri.

Disa fluturime nga aeroporti i Las Vegasit janë shmangur. Ka dyshime se po ndodh një tjetër incident i ngjashëm me armë disa metra më larg.

Një nga dëshmitaret ka rrëfyer se sulmi në Las Vegas u krye me mitraloz.

Ajo është e bindur se ka pasur disa armë që po qëllonin, bazuar në zhurmat e të shtënave, dhe faktit u qëlluan “qindra” plumba
Dëshmitarja tha për “CNN” se të shtënat u dukën në fillim si fishekzjarre.

“ Më pas situata doli nga kontrolli, dukej sikur po qëllohej me mitralozë …u qëlluan qindra plumba”, tha ajo.

“I dashuri im dhe unë u fshehëm prapa një ndërtese…. mund të dëgjonim qindra të shtëna. Rreth 10 minuta më vonë policia erdhi dhe bllokoi të gjitha rrugët”.

Video në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin të tmerruar nga vendngjarja, si dhe një prani të madhe policisë të armatosur.