Tragjedi në magjstralen Shtip-Shkup, vdes një person në aksident

 

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në magjstralen Shtip-Shkup, në afërsi të fshatit Kadrifakovë, ku si pasojë e lëndmeve ka humbur jetën një person,

“Dje rreth orës 17:10 minuta në rrugën magjstrale Shtip-Shkup, në afërsi të fshatit Kadrifakovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin D.D.(51) nga Shkupi duke drejtuar automjetin e markës “Dacia Logan”, me tagra të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Në këtë aksident, bashkëudhëtari i tij D.S. (75) ka pësuar lëndime të rënda, i cili është dërguar menjëherë në Qendën Klinike në Shtip, ku diku rreth orës 19:20 u nënshtrohet plagëve, edhe tek D.D. janë konstatuar lëndime të rënda dhe për shkak të seriozitetit të plagëve ai është mbajtur për kurim të mëtejmë në spital.Ekipet e policisë kanë kryer inspektim ligjor dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit”, informojnë nga MPB-ja