Tragjedi në Maqedoni, shitësja me pushkë gjuetie e vret blerësin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Svetomitrani të Prilepit.

Sipas informacioneve me pushkë gjueti është vrarë një person. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin N.D.

Ai është qëlluar me armë nga bashkëfshatarja e tij 33-vjeçarja M.P edhe atë në shitoren e fshatit.

Policia ka njoftuar se është arrestuar shitësja.

Tani për tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur vrasja.