Tragjedi në Mesdhe, mbyten dy anije me 240 emigrantë

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara tha se 240 refugjatë besohet se janë mbytur në brigjet e Libisë.

Anijet ishin nisur nga brigjet e Libisë rreth orë 3 të së mërkurës.

Zëdhënësja e UNHCR-së në Itali, Carlotta Sami, tha se 31 të mbijetuar nga dy anije, të cilët kanë arritur në ishullin italian Lampedusa të enjten, kanë njoftuar për fundosjen e anijeve të tyre.

Shumica e njerëzve në bord duket se kanë qenë nga rajoni i Afrikës nën-Sahariane.

Mbi 4,200 migrantë kanë vdekur këtë vit duke kaluar rrugën e rrezikshme nëpër Detin Mesdhe.