Tragjedi në ring, vdes boksieri

Boksieri dhe bodybuilderi Pradip Subramanian ka vdekur vetëm pak minuta pasi humbi ndeshjen e tij të parë në Muay Tahi në një betejë të madhe kundër yllit të Singaporit Steven Lim.
32-vjeçari pësoi atak në zemër dhe vdiq pak minuta më vonë pasi kërkoi ndihmë në ring të shtunën, raporton The Sun. Pavarësisht ndihmës mjeksore, Subramanian nuk arriti dot që të mbijetonte.
Kjo ishte ndeshja e tij e parë dhe e fundit në kickboxing.