Tragjedi në Shtërpcë, babai therr me thikë binjakët e tij

Tragjedi në Shtërpcë, babai therr me thikë binjakët e tij

Mbrëmë në Shtërpcë ka ndodhur një tragjedi, ku një serb ka goditur me thikë dy fëmijët e tij, me ç’rast njëri ka ndërruar jetë dhe tjetri është dërguar për trajtim në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksoline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, sipas të cilit foshnjat kanë qenë vetëm nga një muaj e gjysmë.

“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Shtërpcë rreth orës 19:30, prindi 34 vjeçar ka therr me thikë dy fëmijët e tij binjakë të moshës 40 ditëshe. Njëri nga ta ka vdekur në shtëpi, derisa tjetri është nisur për Nish për trajtim”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se dorasi është arrestuar, derisa hetimet për motivin po vazhdojnë ende.