Tragjedi, rëzohet avioni i korit rus me 91 persona

Një avioni ushtarak rus “Tupolev-154′” është përplasur sot në detin e Zi, afër Soçit, Rusi. Në avionin ushtarak rus ishin të paktën 91 persona në bord së bashku me anëtarët e ekujpazhit, njofton BBC.

Avioni u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti “Adler” në pikën e pushimit të Soçit në orën 5:20 (2:20 GMT).

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se, “Tu-154” mbante në bord personelin e shërbimit, anëtarët e korit të famshëm “Alexandrov” dhe gazetarët.

Avioni ishte nisur nga Moska me destinacion bazën ruse në Latakia të Sirisë. Ai ishte ulur për t’u furnizuar me karburant në Sochi.

Një ekip shpëtimi ka gjetur mbetjet e avionit në Detin e Zi, sipas agjensive të lajmeve “RT”. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha se, avioni po transportonte ata që do të shkonin të interpretonin për Vitin e Ri tek trupat ruse të vendosura në Siri.

Disa orë pas tragjedisë u gjetën pjesë të avionit në det. Autoritetet thanë se nuk ka të mbijetuar.

Rusia, një aleat kyç i Presidentit sirian Bashar al-Assad, është duke kryer sulme ajrore kundër atyre që ata i konsiderojnë grupe terroriste.

Avioni u zhduk ndërsa ishte duke manovruar mbi ujërat territorial të Rusisë, tha një burim nga Ministria e Emergjencës për agjencitë ruse të lajmeve.