Tragjedia kaplon familjen shqiptare, babai shtyp me makinë vajzën 18-muajshe

Babai shqiptar shtyp me makinë vajzën 18-mujashe, teksa ishte duke parkuar makinën në garazh. Ngjarja ka ndodhur në Mazzarrone, provincë në Catania në familjen Xhafkollari, të dy bashkëshortëve shqiptarë.

Mediat lokale raportojnë se familja, burri, gruaja dhe dy fëmijët sapo ishin kthyer me makinë dhe burri po tentonte të parkonte. Nuk dihet se në cfarë rrethanash e vogla i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe përfundoi pas makinës.

Vdekja ishte e menjëhershme, pasi një nga rrotat e pasme i kishte goditur kokën.