Tragjike në Milot, gruaja i jep fund jetës

Një tjetër vetëvrasje ka shënuar viktimën e radhës. Në Milot, një grua 52 vjeçe me iniciale Gj.V., është gjetur e varur në litar në oborrin e banesës së saj private.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa burime nga policia lokale njoftojnë se nga hetimet, rezulton se gruaja është vetëvarur. Ajo, shtojnë të njëjtat burime, vuante nga depresioni për të cilin mjekohej.

Gruaja është gjetur e pajetë nga familjarë rreth mesditës së të enjtes.

Ndërkohë, materialet hetimore për rastin i janë referuar për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kurbin.