Tragjike në Tiranë, një person i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë

Një person i ka dhënë fund jetës gjatë natës në Tiranë.

Siç është bërë e ditur nga dëshmitarë okularë trupi i pa jetë i një personi, është gjetur i varur në një pemë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit nga qytetarët të cilët kishin dalë për vrap kur janë tmerruar nga skenat që kanë parë.

Dëshmitarët kanë sjellë në redaksinë e SYRI.net edhe foto nga momentet kur policia ka mbërritur dhe ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk dihet se kush është viktima.