Trajanov: BDI nuk duhet të bëhet pengesë për formimin e qeverisë së re

“Në interes të qytetarëve dhe interesave kombëtare është të formohet qeveria e cila do të fillojë me ndryshimet dhe reformat”, tha dje Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. “Mbi 612.000 qytetarë të pritur për ndryshime dhe për këtë shkak Ali Ahmeti duhet të respektojë angazhimin e qytetarëve dhe pa ndonjë kushtëzim ta mbështet qeverinë e ndryshimit”, theksoi Trajanov.

Trajanov thekson se duhet që sa më shpejt të jetë e mundutë zgjidhet kryeparlamentari dhe të mbahen zgjedhjet lokale siç është parashikuar në muajin maj, njofton Gazeta Express.

Kreu i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, i tha të gjitha këto gjatë hapjes së një zyre të partisë së tijë në Strumnicë./Gazeta Express