Trajneri i Kombëtares shqiptare kritikon ashpër Astrit Hafizin

Gianni De Biasin, trajneri i Kombëtares shqiptare, e ka kritikuar ish-trajnerin e Shqipërisë, Astrit Hafizin

Strategu italian, Ganni de Biasi, ka vendosur të sulmojë të gjithë ata që e kanë kritikuar pas humbjes nga Spanja. Ai ashpër me Astrit Hafizin duke i këshilluar atij të shohë statistikat e dobëta gjatë kohës kur drejtonte Kombëtaren (1997-1999)

“Besoj se e kuptoj motivimin e kësaj sjelljeje, sepse në fund të fundit ai nën drejtimin e Kombëtares, megjithëse ka pasur në dispozicion një grup me futbollistë të shkëlqyer, ka marrë rezultate të dobëta”, u shpreh De Biasi në një intervistë për “Panorama Sport”.

Humbja ndaj Spanjës u kritikua shumë nga shumë specialistë të futbollit dhe kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer shumë italianit.