Transeksuali shqiptar: Mua më respektojnë sepse u bëra ajo që desha

Pas Edona James, një tjetër transgjinor shqiptar ka dalë në “skenë”. Ajo quhet Linda dhe është modele e grimiere në Itali, por para se të largohej nga Shqipëria në vitin 1999 ishte djalë dhe quhej Rei.
Në një intervistë për Top Show, Linda ka rrëfyer vështirësitë dhe luftën e saj me veten, njerëzit e familjen e saj për tu bërë kjo që është sot:

“Unë kam vuajtur shumë, kam bërë shumë luftëra me veten, njerëzit, familjen që të isha sot kjo që jam. Kam qënë pjesë e emisioneve intervistave, në Itali,pa forcë vetëm që t’i tregoja njerëzve që sot ekzistojmë dhe nuk jemi të gjithë njësoj.Sot e ndjej veten shumë të fortë në karakter. Nuk kam asgjë për të humbur, mund të fitoj gjithçka,”
Ndërkohë Linda është shprehur se njerëzit në Italinë e Jugut, që kanë natyrë të ngjashme me shqiptaret, i urrejnë gay-t, por atë e respektojnë sepse arriti të bëhej ajo që donte.
“Jugu i italisë, që është si Shqipëria, i urren shumë gay-t, është injorancë.Mua më respektojnë sepse u bëra ajo që desha, por çunat gay i urrejnë.Dëshira ime është t’i tregoj Shqipërisë që një gjë që nuk e njeh ose nuk e pranon nuk duhet ta ofendosh apo dënosh. Unë për shembull çfarë të keqe bëj aty? Unë bëj jetën time. Si bëj keq, nuk e njoh nuk më njeh. Pse duhet të më ofendoj? Çfarë të keqe kam bërë unë?”, ka thënë ajo.