Transport publik falas në Shkup për uljen e ndotjes së ajrit

Qyteti i Shkupit prej nesër vendos transport publik falas në të gjitha autobusët e NTP Shkup dhe te transportuesit privatë për të gjithë qytetarët e territorit të Shkupit deri në momentin e uljes së ndotjes së ajrit, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Transporti do të jetë falas deri sa niveli i ndotjes së ajrit nuk zvogëlohet deri në nivelin e lejuar.

Qyteti i Shkupit së bashku me komunat do ta intensifikojë kontrollin e shesheve të ndërtimit dhe NP “Higjiena komunale” do të vazhdojë me pastrim intensiv të rrugëve të qytetit dhe bulevardeve.

Këto masa dhe rekomandime të cilat i solli Trajanovski janë në pajtim me Ligjin për zvogëlimin e ajrit ambiental dhe në drejtim të uljes së ndotjes së ajrit dhe janë në pajtim me ingerencat që i ka si kryetar të qytetit të Shkupit.

Trajanovski apelon deri te të punësuarit në Qytetin e Shkupit të vijnë në punë me autobus dhe shtoi se automjetet zyrtare do t’i shfrytëzojnë vetëm inspektorati i qytetit.

“Nëse lejojnë kushtet e motit, Qyteti i Shkupit do të vazhdojë t’i spërkatë rrugët e qytetit me materie kalcium magnezium acetat”, tha Trajanovski dhe shtoi se për këtë kanë numër të mjaftueshëm të automjeteve dhe mjeteve.

Sipas tij, në pajtim me ligjet ekzistuese nuk mund të vendoset masa çift-tek. Trajanovski apeloi deri te ministritë të ndryshohet Ligji, me çka do të mundësohet vendosje e kësaj masa në Qytetin e Shkupit.