Transvestiti “Anxhela” tenton të vetëdigjet me benzinë para Kuvendit, si e shpëtoi polici

Tranvestiti i njohur në Tiranë me emrin “Anxhela” ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Policia ka shpëtuar në moment të fundit 32-vjeçarin Fatjon H. i cili kishte lyer trupin me benzinë dhe sapo nxori çakmakun për t’i vënë flakën vetes. Express mëson se një efektiv i komisariati numër 1, sapo ka parë aktin e 32-vjeçarit ka dalë menjëherë nga furgoni dhe i është hedhur sipër të riut duke shmangur tragjedinë. Makina e policisë ndodhej pranë Kuvendit për të ruajtur rendin në protestën që mbahet prej mbrëmjes së djeshme kundër ligjit të mbetjeve,

E gjithë skena ndodhi në sheshpushimin e hyrjes së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, rreth orës 14:00

“Anxhela” është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Numër 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident. /Gazeta Express/