TRE FËMIJËTË PA BUKË, BABAI NË DIALIZË

Pas rastit social të Fetahut nga Tetova ku i dha shpresë atij për jetë, vazhdojnë të paraqiten raste të reja të familjeve të vobekta që kërkojnë ndihmë nga njerëzit human. Sot në televizionin Koha qëndroi Lumturie Qahili nga lagjeja Butel e Shkupit, me tre vajzat e saja të mitura Suejlën, Medinën dhe Rumesën.Rrëfimi i zonjës Lumturie është shumë prekës, ata jetojnë në një shtëpi të rënuar pa çati, dhe në kushte mizere për një jetë normale. Ajo rrëfen se burri i saj Nexhmedin Qahili vuan nga një sëmundje e rëndë e vëshkëve dhe në dializë, kurse për çdo ditë ballafqohet me mungesë të ushqimit për familjen e e saj. Lumturia po përballet me mungesë të kushteve elementare për jetë ndërsa më vështirë e ka kur shikon se fëmijët e saj nuk mund t`i gëzohen jetës sikur krejt fëmijët e botës, transmeton Televizioni Koha.

Dy vite të plota që kjo familje jeton në terr sepse shkaku i mos patjes së mundësisë të pagesës së faturës   ata nuk kanë rrymë elektrike. Një familje 5 anëtarshe  në këto kushte pa streh, pa buk, dhe pa rrymë është vështirë të jetojë me 4000 denarët që shteti ua jep si ndihmë sociale.Përderisa ata jetojnë shumë afër qendrës së Shkupit ku zhvillohet një jetë modern kjo familje përballet me mungesën e bukës së gojës, transmeton Televizioni Koha.

Lutja e tyre është edhe lutje e Televizionit Koha drejtuar të gjithë atyre që mund t`i ndihmojnë kësaj familje me mundësi dhe forma të ndryshme. Ata kanë hapur një llogari rrjedhëse që shfaqte në ekran, kurse për detaje tjera mund të kontaktojnë në nr e telefonit 071 513 829.