Tre legjendat të cilët i thonë lamtumirë futbollit në fundin e sezonit

 

Futbolli i këtij shekulli është duke ndryshuar shumë, duke nisur nga teknologjitë e shumta e deri te përfundimi i karrierave për shumë futbollistë që i dhanë shkollë futbollit europian dhe botëror.

Francesco Totti pritet të jetë futbollisti i tretë që do t’i jep fund karrierës futbollistike këtë sezon.

Legjenda italiane, kaloi tërë vitet e tij në Romë duke bërë afro 750 paraqitje në të gjitha garat. Ai u fut tashmë në histori të Serie A-s duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të ligës.

Përves, Tottit që do t’i jep fund karrierës në fund të këtij sezoni, janë Xabi Alonso dhe Philip Lahm, që të dy sezonin e fundit do ta luajnë në Bayern Munchen.

Pas përfundimit të karrierave, Totti do të bëhet drejtor sporti tek Roma, ashtu pritet të bëjë edhe Philip Lahm, kurse për Alonson ende nuk dihet, por ai mund të rikthehet te Liverpooli.