Tre të arrestuar për heqjen e flamujve të Turqisë në Prizren

Policia e Prizrenit ka arrestuar tre persona të cilët gjatë ditës së sotme me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, hoqën flamujt turq në këtë qytet.

Lajmin e bëri të ditur për Klan Kosova Haris Dida, komandant i stacionit policor në Prizren teksa shtoi se gjatë festimeve nuk ka pasur telashe.

‘’Duke u nisur se ky vit ishte rekord nga vizitorët, mund të themi se nuk ka ndodhur asnjë incident në Prizren. Nuk ka ndodhur as edhe një incident më i vogël për të cilin mund ta potencojmë. Përveç dëmtimit të flamurit të Turqisë, por në bazë të veprimeve hetimore janë identifikuar tre persona, të cilët janë ndaluar për procedura të mëtutjeshme”, tha ai.