‘Tre vite burg për punonjësit në administratë nëse kryejnë aktivitete politike brenda orarit të punës’

Punonjësit në sektorin publik të mos kryejnë aktivitete politike dhe propaganda politike përgjatë orarit të punës, të sillen në mënyrë profesionale dhe politikisht neutrale- deklarojnë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas ligjit, çdo formë e presionit, kërcënimit dhe shantazhit është krim dhe duhet të raportohet. Pas takimit me menaxhues të disa institute të shtetit dhe pushtetit lokal në Manastir, Ministri shtesë Kiracovski bëri thirrje te të gjithë ata që guxojnë do të dënohem me burgim prej së paku tre vjet. Punonjësit të raportojnë parregullsitë dhe shkeljet.

Burimi i të gjitha parregullsive nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe faktor për zgjidhjen e tyre, tha Kiracovski. Ministrja Arsovska- Tomovska kujtoi, çdo paraqitje për vepër penale që lidhet me zgjedhjet do të përpunohen deri te Prokuroria Publike.