Tremijë banorë të Pejës heqin nënshtetësinë e Kosovës

Qytetarët e komunës së Pejës që jetojnë në shtetet e jashtme vazhdojnë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Gjatë muajit janar, në ofiqarinë e komunës janë paraqitur 25 kërkesa të qytetarëve për të mos qenë më shtetas kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe vitin e kaluar nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë mjaft mërgimtarë nga komuna e Pejës. Sipas shefit të ofiqarisë në Pejë, Shefqet Thaqi, gjatë vitit 2016, 181 persona nga komuna e Pejës e kanë dorëzuar shtetësonë e Kosovës për të fituar shtetësinë e një vendi tjetër.

Thaqi ka thënë se prej vitit 2009 e deri në fund të muajit janar të vitit 2017 prej shtetësisë së Republikës së Kosovës kanë hequr dorë mbi 2 mijë e 300 qytetarë të komunës së Pejës që jetojnë në botën e jashtme.