Trend i ri në Meksikë, manikyr me akrepa

Manikyr me akrepa është trendi më i ri i modës dhe më i çuditshmi që po pushton Amerikën Latine. Ky stil i ri manikyri aplikohet duke vendosur një akrep të gjallë në thua sipër të cilit pastaj vendohet një ngjitës me helm që e mbyt akrepin brenda 15 minutash. E gjithë kjo në emër të modës.

“Ky lloj manikyri nuk është për të gjithë. Ka nga ato që e pëlqejnë por edhe nga to që e kundërshtojnë shumë këtë stil manikyri. Madje kemi pasur edhe akuza nga mbrojtësit e kafshëve”, tha Thelma Kardenas, manikyriste.

Edhe pse manikyri me akrepa filloi vetëm si një shaka për një kohë shumë të shkurtër gra nga e gjithë Amerika filluan ta vizitojnë sallonin e bukurisë që e ofron këtë trajtim. Përndryshe dashuria për akrepat në Meksiko me sa duket është tejet e madhe.

Shefkije Alasani