Trendi i ri i VIP-ave në Instagram (FOTO)

 

Personazhet e famshëm, çdo ditë e më shumë po i bashkohen një trendi të ri të realizimit të fotove që postojnë në rrjetet sociale. Ky është rezultati i një vëzhgimi të realizuar në Australi, me fotot e postuara nga personazhe të ndryshëm.

Gjithmonë e më shumë njerëzit, dhe kryesisht ata të famshëm, kujdesen që të realizojnë foto në pozicione natyrale, ku të krijohet ideja se janë shkrepur krejt rastësisht dhe pa vëmendjen e tyre.

Pra, nëse duket se personazhi në foto e ka vështrimin poshtë, është duke ngjitur shkallët apo duke u kthyer nga objektivi, atëherë mund të thuhet se ata kanë arritur ta realizojnë më së miri shkrepjen që kanë pasur në mendje.