TRENI I PARE NE KOSOVE

TRENI I PARE NE KOSOVE

Treni i pare ne Kosove, nuk arrijti nga veriu apo nga Europa, por arrijti nga jugu, ne vitin 1874. Ai tren u nise nga Selaniku kaloi neper Shkup ( i cili asokohe ishte brenda teritorit te Kosoves) dhe vazhdoi per Ferizaj e Mitrovicë ku gjëndej stacioni i fundit.
Hekurudha e pare e ndertuar ne Kosove ishte vazhdim i hekurudhes Selanike – Shkup – Prishtine. Ne ate kohe Kosova nuk kishte lidhje hekurudhore me Europen por me lindjen, apo teritoret e Perandorise Osmane…Projekti i kesaje hekurudhe Selanik-Mitrovice, parashihte vazhdimin e kesaje lidhje per ne Sarajeve, duke anashkaluar Serbine.
Ne te njejten kohe, edhe Austro-Hungarija ishte e interesuar qe ta lidhe Vjenen me Selanikun, ndaj planet austriake poashtu anashkalonin Serbine dhe sygjeronin lindjen nderkombtare Vjen – Sarajeve- Prishtine – Selanik. Ky plan e zemroi aq shume Serbine (e cila ishte e interesur per lidhje me Selanikun) , sa qe ne vitin 1890 tuboi ndihma e ndau buxhet per ndertimin e hekurudhes Nish – Prishtine – Prizren me plan për lidhje më Shkodrën. Duke kundershtuar projektin austriak, Serbia, ne ate kohe, ishte e interesuar qe me cdo kusht te arrij ne det, qoft ai edhe det i shqiptareve. Natyrisht, treni i Serbise nuk arrijti kurr ne Shkoder, por vetem deri ne Prizren. Në anulimin e këtij plani ndikoi edhe prishja e marrdhënjëeve midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, respektivisht midis Titos dhe Enverit. Njekohesisht, rreth vitit 1934-35 Serbia ngriti hekurdhen Prishtine Pejë. Qellimi ishte qe kjo te vazhdoi per ne Mal te Zi, mirepo as ky plan nuk u realizua.
Hekurudha e dyte e rendesishme ndertuar ne Kosove ishte ajo Prishtine-Peje te cilen e filluan austro-hungarezet, mirepo e perfundoi Mbreti Aleksander. Bashkefinansues i kesaje hekurudhe ishte kompania franceze “Des batignolles” e cila ndertoi hekurudha neper tere boten, nga India deri ne Amerike. Egziston mundesia qe kjo kompani akoma edhe sot te disponoje dokumente te bashkepronesise ne kete hekurudhe.
Kjo hekurudhe ishte jetike per Kosoven, pasi qe gjate disa dekadave ishte e vetmja lidhje e Rrafshit te Kosoves me Rrafshin e Dukagjinit, sepse rruga e sotme Prishtine- Peje nuk ka egzistuar para vititi 1970. Ndaj udhetimet per ne Peje, ta zeme, beheshin kah Prizreni, Gjakova e Decani.
Ne ndertimin e hekurudhave ne Kosove, punet me te renda i bene shqiptaret vendas dhe punetore nga viset tjera te rajonit. Shqiptaret punuan ne ngritjen e ketyre hekurudhave nga Selaniku deri ne Mitrovice. Me vone, ata u angazhuan edhe ne ndertimin e hekurudhes Mitrovice Novi Pazar (Pazari i Ri) si dhe ne linjen Prishtine – Nish.
Duke punuar ne kushte te veshtira, duke fjetur neper vise malore dhe pa kurrefar mbrojtje nje numer i madh i tyre u semuren, ndaj nje pjese edhe lane jeten ne keto hekurudha.

(Albumi AK)