Treni mbyt një person në Fushë Kosovë (FOTO)

Treni mbyt një person në Fushë Kosovë (FOTO)

Një tren ka goditur një veturë në afërsi të Fushë Kosovës sot pasdite duke shkaktuar vdekjen e shoferit të automjetit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Miradi të Fushë Kosovës ndërsa një qytetar i ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com.

Sipas burimeve policore, deri te aksidenti ka ardhur kur vetura, duke kaluar binarët e hekurudhës në një rrugë pa mbrojtëse, është goditur nga treni.

Raportohet se viktima është punëtor i hekurudhës.

Fuqia e trenit që po lëvizte ka bërë që ta bartë veturën në një largësi prej 110 metrash.

Policia dhe ekipet e tjera të shpëtimit kanë dalë në vendngjarje.