Treni shtyp dy shqiptarë në Itali

Dy shtetas me origjinë shqiptare kanë humbur jetën në Itali pasi janë goditur nga një tren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 8 dhjetor rreth orës 19:20 minuta, 300 metra larg stacionit të Rho Fiera.

Corriere Della Sera shkruan se treni ishte nisur nga Milano për në Varese, ndërsa dy shtetasit shqiptarë ishin duke ecur mbi shina në momëntin që u përplasën.

Dy viktimat janë të moshës 25 dhe 30 vjeç, të dy shqiptarë, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Makinisti ka tentuar që të frenojë, por përplasja ka qenë e fortë duke i marrë jetën dy rinjve. Në vendin e ngjarjes shkoi  policia e cila ka nisur edhe një hetim për këtë ngjarje.

Ndërkohë pas aksidentit linja për në Varese u bllokua për rreth 30 minuta.