Tri dëshmi që nuk mund t’i besosh kolegut të punës!

Tri dëshmi që nuk mund t’i besosh kolegut të punës!

Keni ndjenjën që kolegut në punë thjesht nuk mund t’i besoni? Në vazhdim lexoni cilat janë shenjat të cilat tregojnë dyshimin tuaj.

1. Merr të gjitha meritat për punën (e përbashkët)

Nuk ka person i cili në ambientin e vet të punës së paku një herë nuk ka takuar ndonjë koleg, i cili pa kurrfarë problemi i ka marrë të gjitha meritat për diçka që ka qenë punë ekipore apo në diçka që fare nuk ka marrë pjesë. Kur kolegu idetë tuaja personale i prezanton si të vetat, kjo është shenjë për alarm, thotë psikologia Niki Martinez.

2. Nuk është lojtar ekipor

Kompetenca e shëndetshme është e dëshirueshme te çdo punëtor dhe nuk ka asgjë të keqe në atë që dëshironi të bëheni më i mirë në punën tuaj. Mirëpo, është me rëndësi në gjithë këtë të mbetesh lojtar ekipor, ndërkaq nëse kolegu yt gjithmonë injoron ekipin dhe punon ekskluzivisht për veten, kjo në një moment të caktuar mund të bëhet problem.

Me personin i cili është i fokusuar vetëm në veten e vet dhe në përfitimin e vet personal është e vështirë të vendosësh marrëdhënie kolegjiale me besim të plotë, ndërkaq nëse midis jush nuk ka besim, atëherë atmosfera e punës bëhet e pakëndshme.

3. Shpesh e kapni në gënjeshtër

Gënjeshtrat rrënojnë unitetin dhe krijojnë dyshim midis kolegëve, ndërsa pikërisht kjo është njëri ndër sulmet e papërmirësueshme të besimit.

Disave sinqeriteti në vendin e punës u është jashtëzakonisht i rëndësishëm, derisa të tjerëve nuk u intereson fare dhe janë të gatshëm të gënjejnë.

A e keni ditur?

… që sipas hulumtimeve, njëri ndër problemet më të mëdha në ambientin e punës është pranimi i kritikës konstruktive?

Kush punon, edhe gabon. Të gjithë përballemi me sfida në punën tonë dhe bëjmë gabime. Ndonjëherë nuk i vërejmë vetë, por për dështimet do të na tregojnë kolegët.

Natyrisht, do t’u jemi falënderues kolegëve, sepse kështu mësojmë të bëhemi më të mirë.

Disa njerëzve pranimi i kritikës konstruktive apo tregimi për gabimin e bërë thjesht nuk u është edhe ana më e fortë, ndërkaq me personat të cilët nuk dëshirojnë të pranojnë ndihmën e kolegëve është e vështirë të bashkëpunohet.