Tri gra marrin ndihmë mjekësore për shkak të dhunës në familje

Policia e Kosovës në tri raste të ndara ka njoftuar për dhunë në familje.

Në Gjilan është arrestuar një person pasinë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Dy viktimat sipas PK-së kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një të dyshuar në Gjakovë, pasiqë  ka sulmuar fizikisht bashkëshortes të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje “, thuhet në raportin e 20 orësh të policisë së Kosovës.

Në po të njëjtën ditë, një femër nga Vushtrria është dërguar në QKUK pasiqë  e njëjta është

Dy të dyshuarit gjenden në arrati ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./KosovaPress/