Tri ministri për Aleancën për Shqiptarët, ja kush janë?!

Tri dikastere ministrore janë paraparë për Aleancën për Shqiptare, e cila do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, mëson INA.

Jozyrtarisht nga partitë që po negociojnë për kompletimin e kabinetit qeverisës, Aleanca do të ketë ministrinë e shëndetësisë, në krye të së cilës do të jetë Arben Taravari. Ndërsa përveç kësaj janë paraparë edhe dy ministri: Pushteti Lokal dhe një ministri pa resor. Në kuadër të ndarjes së posteve qeveritare, Aleancës do ti takojnë edhe poste zëvendësministrash, dhe drejtori. Por gjithçka do të jetë jozyrtare, derisa nuk merret drita jeshile nga ana e kryesisë së LR-PDSH, por edhe dy partive tjera që janë pjesë e koalicionit ndërpartiak.