Trinditet Gjermania nga dy shpërthine të fuqishme

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në qytetin Drezden në Gjermani, ku në qendër të sulmit ka qenë një xhami.

Policia lokale tha sot se sulmi me bomba ka ndodhur mbrëmë vonë, ndërsa në vendin e ngjarjes ekipet hetimore kanë gjetur pjesë të pajisjeve shpërthyese. “Duke qenë se ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ne duhet të nisemi nga baza se motivi ishte ksenofobia”, tha përmes një deklarate, zyrtari i policisë në Drezden, Horts Kretzschmar.

Në Drezden ekziston një komunitet që kundërshton fuqishëm emigrantët myslimanë, kësisoj autoritetet lokale janë detyruar të rrisin masat e sigurisë.