Trondit Big Mama: I shpëtova vdekjes, çdo gjë sepse doja të isha e dobët

ma rrëfehet për herë të parë në suplementin “Bluetooth” të ‘Gazeta Shqiptare’ për gjendjen e saj shëndetësore dhe të vërtetën e operacioneve në Turqi.

“Rrezikova jetën”, tregon ajo, ndërsa ka shpjeguar se maratona e ndërhyrjeve kirurgjike ka nisur për shkak se donte të ishte më e dobët.

Big Mama, u bë disa kohë që nuk përfliteni si dikur. Pse?

Nuk e di, ndoshta sepse nuk kam pasur kohë të shpik unë diçka (qesh). Sinqerisht emisioni që kam dhe punët e tjera rreth muzikës e familjes më kanë larguar paksa nga këto gjëra, kështu që vërtetë jam paksa më e qetë në këtë drejtim.

Megjithatë ti nuk ke qenë pa angazhime, na thuaj ku ke qenë, çfarë ke bërë deri më tani?

Unë kam qenë shumë e angazhuar, përveç emisionit, në koncerte në diasporë, pastaj në gëzime familjare ku performoj. Kam qenë shumë aktive me projektet e fundit, të cilat zgjuan vërtetë interes të jashtëzakonshëm dhe jam shumë e kënaqur nga puna që kam bërë, doja të sjell diçka më ndryshe. Për momentin ke realizuar ndonjë këngë të re? Ato që kisha i finalizova me klipe, të tjerat do presin. Edhe pse kam përfunduar disa këngë, për momentin nuk mund të xhiroj klipe për shkak të disa punëve të tjera.

Ka pak ditë që lajmet rozë nuk të kursyen përsëri. Është komentuar shëndeti yt. Çfarë ka ndodhur saktësisht?

Çfarë nuk kam lexuar këto kohë për mua, por duke e ditur si jam dhe çfarë kam bërë, nuk jam e shqetësuar aspak. Madje, kisha përgatitur dhe familjen time në këtë drejtim, që të mos shqetësohet aspak. Unë isha në Turqi, fillimisht për një pjesë të emisionit tim, e më pas më dolën dhe disa punë e vështirësi të tjera.

Flitej se ke bërë operacion, ke pasur kancer dhe se ke humbur zërin? Cila është e vërteta?

E vërtetë është ajo që them unë, jo ajo që shkruhet për mua. E them për herë të parë në një intervistë, ndërsa nesër do të shfaqet e gjithë historia në emisionin tim, sepse kam xhiruar veten që nga nisja në Shkup e gjithë procesin atje, derisa jam kthyer nga Turqia. Kam qenë në një klinikë kirurgjike në Samsun “Anadolu”, kam operuar lukthin, domethënë e kam zvogëluar, gjatë analizave mjekët kanë konstatuar se duhet të heq edhe tëmthin për shkak se rrezikoja dhe duhej patjetër. Dhjami më kishte mbërthyer të gjithë mushkëritë dhe më është dashur të pastrohem, gjithashtu, për dy javë kam humbur 9 kilogram.

Po tani si ndihesh nga gjithë ky proces?

Ka pak ditë që jam kthyer dhe ndihem më mirë, më e lehtësuar nga operacioni, nuk mund të ha më shumë edhe sikur të dua, sepse lukthi nuk më pranon më shumë, ndihem më e lehtësuar në organet e frymëmarrjes, kështu që kjo është e vërteta e gjithë asaj që është përfolur, ju e dini se unë jam e drejtpërdrejtë gjithmonë dhe i them gjërat pa i shtrembëruar, pra ka pasur të bëj me diçka shëndetësore nga ku është varur dhe jeta ime, por falë Zotit ndihem shumë mirë edhe më e fortë dhe tani po rikuperoj veten.

Cilat janë planet e tua tani?

Do rikthehem patjetër, sepse kjo është jeta ime, nuk mundem pa muzikë e pa televizion. Do kthehem në punë për pak ditë, ndërsa së shpejti edhe me projektet muzikore. Do kthehem më e shëndoshë, e ndoshta jo si Big Mama që më kanë parë më përpara, por me shumë kile më pak.