Tronditen amerikanët ! Obama manipuloi zgjedhjet, 4 milionë votues të vdekur më 8 nëntor

Zgjedhjet janë një e drejtë e madhe në Shtetet e Bashkuara, pasi njerëzit atje e marrin votimin shumë seriozisht, për amerikanët kjo është një nga pjesët thelbësore të demokracisë.

Por, një nga gjigandët mediatik, i cili nuk ka mbajtur asnjë krah politik në këto zgjedhje presidenciale, “Fox News”  ka tronditur amerikanët dhe ka vënë në dyshim të drejtën e njerëzve për të votuar pas një interviste me një specialist zgjedhor.

Eksperti i zgjedhjeve Christian Adams tha për “Fox News”, se ka 4 milionë njerëz të vdekur që janë regjistruar si votues në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet presidenciale të 8 Nëntorit.

Ai ka vërtetuar se demokratët janë duke u përpjekur të manipulojnë numërimin e votave që është duke vazhduar, për t’u siguruar që të mbeten në pushtet në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka pasur të paktën katër milionë të vdekur në listat e votuesve amerikanë – tha Adams – Listat aktuale të votuesve janë në favor të demokratëve, sikurse edhe të dhënat se të vdekurit “kanë votuar” në favor të demokratëve”.

Adams ka një informacion shumë të gjërë rreth këtyre provave dhe rreth procesit, kjo për shkak sepse më parë ka qenë Prokuror i Seksionit të Votimit në Departamentin e Drejtësisë.

Madje Christian Adams shkoi aq larg sa pranoi ankesat ligjore kundër Philadelphia Broward Country, Florida, ku listat e votuesve janë të korruptuara, shkruan “Daily Post”.

”Njerëz të vdekur kanë votuar dhe kjo është një gjë për të cilën administrata nuk do të bëjë asgjë. Me sa duket ata e pëlqejnë këtë. Me siguri ata e pëlqejnë. Kemi plot katër milionë votues të paligjshëm dhe të vdekur në listat e votuesve në Amerikë”, tha Adams.